SHPËRNDAJE

Në kohën kur po flitet për shpërndarje të Kuvendit e zgjedhje të jashtëzakonshme, LDK-ja dhe Vetëvendosja po mundohen për një bashkëpunim parazgjedhor.

Sot në takim janë parë krerët e dy partive, Isa Mustafa e Albin Kurti, në një prej restoranteve të Prishtinës.

Si duket Mustafa e ka harruar kohën kur pikërisht Albin Kurti e gjuante me ve, gaz lotsjelles e madje edhe me shishe e gota qelqi në Kuvend.

Por jo vetëm kjo, Albini dhe lëvizja e tij, i ngriti kurthe Mustafës, madje edhe kërcenoi fizikisht duke ia gjuajtur shtëpinë e tij me shishe molotovi.

Pas gjendjes së krijuar në vend, me dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, në Kosovë ende nuk dihet nëse do të ketë zgjedhje ose jo.

Teksa më 22 gusht është caktuar seanca për shpërndarjen e Kuvendit, ka parti që ende nuk kanë dorëzuar nënshkrime.

E një takim po mbahet mes dy liderëve të këtyre partive, në një nga restorantet e kryeqytetit.

Mediat nuk janë lejuar, por pritet të kuptohet pas takimit nëse do të ketë ndonjë marrëveshje mes dy liderëve opozitarë.