SHPËRNDAJE

Ka përfunduar këto momente mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së.

Aty është votuar me shumicë votash që subjekti që drejton Ramush Haradinaj të bashkohet në koalicion parazgjedhor me Partinë Socialdemokrate.

Këtë e ka konfirmuar pas mbledhjes vet Haradinaj, ku ka thënë: “Ka pasë plot diskutime rreth kësaj por është votuar me shumicë të votave me dy abstenime për marrëveshje për koalicion me PSD-në”.

Haradinaj ka thënë se për pikat programore dhe marrëveshjen që do të nënshkruhet kanë paraparë një konferencë të përbashkët me Shpend Ahmetin.

Ndërsa se a do të takohet me Isa Mustafën, Haradinaj ka thënë se nuk është kundër takimeve por se është i zënë me punë të tjerë tash për tash.

“Nuk kam kundër ta takojë çdokënd por më duhet t’i kryej punët që kam për t’i kryer”.