SHPËRNDAJE

Gjykata Speciale sot ka ftuar edhe një ish-ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kështu ka njoftuar kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, raporton GazetaDirekt.

Gucati ka shkruar në Facebook se sapo është njoftuar se është ftuar për intervistim Sali Mustafa, që në kohë të luftës kishte qenë epror i Zonës Operative të Llapit.

“Edhe ky, si të gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë”, ka shkruar Gucati.

Sapo mora lajmin që Gjykata Speciale ka dërguar ftesë, si i dyshuar, për veteranin Salih Mustafa – Cali, i cili gjatë…

Posted by Hysni Gucati on Thursday, October 17, 2019