SHPËRNDAJE

Një grup peshkatarësh nga ishulli rus Sahalina, nuk kanë menduar asnjëherë se me rrjetin e tyre do të kapin një gjë kaq të shëmtuar.

Kanë nxënë një peshk gjigant prej 1.100 kilogramëve. I ashtuquajturi peshk-dielli është kapur në rrjetin e tyre pran ishullit Iturp, ndërsa bëhet fjalë për peshkun më i rëndë në botë me skelet kockash.

“Nuk mbaj mend që deri më tani diçka e tillë është kapur apo është parë,ka pasur një peshk të gjatë 1 metër e gjysmë,por një të tillë si ky që peshon 1 ton”, ka thënë peshkatari Artur Balkarov.

Sapo e kanë sjellë në bregdet, ai ka filluar të kalbet, kështu që peshkatarët nuk kishin zgjedhje tjetër veç se të merrnin atë dhe ta lenin në vendin ku peshkatarët i gjuajnë mbetjet e peshkimit.

Megjithëse tregtia e këtij mishi është i ndaluar në BE, mirëpo në shumë vende aziatike, si Japonia apo Tajvani, peshku i diellit konsiderohet si  një kënaqësi.