SHPËRNDAJE

Sot kanë përparuar e gjitha bota në pothuajse të gjitha kontekstet, si në teknologji e gjithçka tjetër.

Teknologjia ka zëvendësuar sot shumë aktivitete të njerëzve, nga të cilët janë bërë të varur pjesa dërrmuese, poashtu edhe kirurgjia është shumë më lartë seç ka qenë.

Burrit Jeremy Payton, kanë arritur t’i zëvendësojnë gishtat e dorës me ata të këmbës, diçka shumë e pazakontë dhe  e paparë deri tani, për edhe vetë kirurgët të cilët janë mahnitur me rezultanin e tyre.

Një baba, i cili humbi thuajse të gjithë dorën në një aksident në punë ka mësuar të përdorë gishtërinjtë e këmbës për të kryer një veprimtari normale.

55-vjeçari Jeremy Payton, kishte frikë se do të mbetej përgjithmonë i paaftë pasi humbi të gjithë gistat e dorës së djathtë. Por falë kirurgjisë ai ka hequr 3 gishta nga këmba duke i vënë dorës së tij.

E pas shumë kohe praktikë, tashmë ai shprehet se thuajse nuk e ndjen mungesën e gishtave të tjerë, kjo pasi, siç thotë ai, kryen çdo punë falë tre gishtave të këmbës në dorën e tij të djathtë.