SHPËRNDAJE

Mëngjesin e ditës së djeshme një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani.

Një fëmijë 3-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë rrugës duke shkuar për në çerdhe.

Lajmin e kanë konfirmuar për Express, familjarët e L.Gashit.

Këta kanë bërë të ditur se djali ka qenë duke shkuar në çerdhe, kur i ka rënë të fikët, derisa i njejti më vonë është konstatuar se ka vdekur nga infrakti. Rasti ka ndodhur në Frankfurt.

Familja e tij nga fshati Ngucat i Malishevës, tutje, kanë bërë të ditur se djali nuk ka qenë i sëmurë më parë.