SHPËRNDAJE

Ka vdekur edhe personi i pestë nga aksidenti i rëndë që ndodhi gjatë muajit korrik në Rahovec.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e Samir Lama, i aksidentuar rëndë në Bërnjak më 26 korrik! I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Lama nga Rahoveci në këto ditë të vështira për ta!”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Në këtë aksident kishte humbur jetën edhe babai 31-vjeçarit, Hilmi Lama.

Aksidenti ndodhi në Bernjak të Rahovecit, të premten e 26 korrikut.