SHPËRNDAJE

Kufomat e 12 majmunëve janë gjetur në një pyll në Indi, ndërsa veterinarët pohojnë se kafshët kanë përjetuar njëkohësisht sulme në zemër pasi i kishte frikësuar ulërima e tigrave.

Trupat i kanë gjetur fshatarët të cilët kalonin nëpër pyll dhe ishin të habitur me vdekjen e majmunëve.

Së pari ishte dyshuar se bëhet fjalë për ndonjë helmim, por më pas obduksioni kishte treguar se ata kanë përjetuar sulme në zemër edhe atë në kohë të njëjtë.

Veterinarët në rajonin Kotvali Muhamadi në Indinë Veriore, në provincën Urtar Pradesh kanë kryer hetimin me rastin e kësaj ngjarjeje.

Veterinari Sadnjid Kumar ka thënë se raporti i obduksionit ka vërtetuar se majmunët kanë vdekur nga infarkti.

“Është e mundur që majmunët kanë pësuar infarkt nga frika prej ulërimave të tigrave të cilët shpesh kalojnë andej”, pretendon Kumar.

Punëtorët e sektorit të pyjeve kishin gjetur majmunët e vdekur të hënën, dhe në incizimin shqetësues shihet se si i vendosin trupat nëpër qese të plastikës.

Fshatarët kanë thënë se tigrat shpesh paraqiten në atë rajon dhe se kanë dëgjuar ulërimat e tyre kur kanë vdekur majmunët.