SHPËRNDAJE

Në të mirë e në të keq vëllezërit ndihmohen, e si duket kjo shprehje është e shqiptarëve e atyre që kanē zemër të madhe. I tillë është dhe personazhi ynë jo vetëm një personalitet por një burrë atdhedashës e zemër mirë, ku është z. Isa Mjeku ku fjalët i ka vepra e nëse e mbani mend se çfarë ndodhi në Nëntor në Shqipëri ku u trondin vendi nga tërmeti e ai megjithëse jetonte në Diasporë kishte vënë në dispozicion shtëpinë e tij në Fushë Kosovë me të gjitha kushtet për një familje nga Shqipëria. Sot Isa siç dhe shkruan në profilin e tij në Facebook është i lumtur se familja që ai kishte strehuar dhe madje çdo muaj duke i siguruar edhe një pagë bazë, ai është i lumtur pasi kjo familje e ka liruar banesën duke u zhvendosur e duke siguruar punë sërish në Fushë Kosovë. Ai la shkruar konkretisht kështu në profilin e tij: “Në kohën kur Termeti ndodhi në Durrës dhe disa vende tjera në Shqipëri, e kemi strehuar familjen Fredi Kojku e që nga dje e kanë liruar hyrjen. Më vjen mirë që janë rregulluar me punën, e kanë siguruar edhe banimin kësaj familje i uroi fat dhe lumturi në jetë”. Çfarë shembulli i Isa Mjeku, urojmë të dëgjojmë edhe të tjerë që bëjnë për njëri-tjetrin në emër të vllazërisë dhe humanizmit.