SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka bër të ditur sot se Serbia është duke lobuar në shumë vende për të mos e lejuar pranimin e Kosovës në UNESCO.

Daçiq ka thënë se në shtator së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq do të jenë të pranishëm në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku do të bisedohet për çështjen e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO, transmeton lajmi.net.

“Serbia është duke lobuar në mesin e shteteve anëtare të OKB-së kundër pranimit të Kosovës në UNESCO”, ka theksuar Daçiq.