SHPËRNDAJE

Edison Balla ka lindur në Bulqizë më 09.06.1994. Ka mbaruar studimet Bachelor për Drejtësi në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, më pas ka përfunduar edhe studimet Master Shkencor, E Drejtë Civile dhe Tregtare në Universitetin LUARASI.

Edisoni, është prej kohësh tashmë pjesë aktive e Shoqërisë Civile. Themelues i Forumit “Të Rinjtë e Dibrës” dhe Bordit Rinor të Bulqizës, financuar dhe mbështetur nga USAID.

Ai ka punuar në Bashkinë e Bulqizës, Dibër, si Përgjegjës i “Njësisë për Integrimin Evropian dhe Ndihmën e Huaj”, dhe pjesë e Zyrës së Media pranë kësaj Bashkie.

Ai ka punuar gjithashtu edhe në median e shkruar, në portale informative në vend. Është ideator dhe themelues i Rubrikës “Të Rinjtë e Vlerave”, rubrikë kjo që promovon të rinj të sukesshëm të medias, sportit, biznesit, dhe shoqërisë civile anembanë vendit. Është i pranishëm shpesh në gazeta e portale të rëndësishme në vendin tonë, ku spikat me analiza për çështjet rinore, ato rreth çështjeve juridike, por pa lënë asnjëherë jashtë vëmendjes realitetin e vendit të tij, atë të Bulqizës, ku ai prej kohësh tashmë lobon në media dhe në shumë panele ku ftohet, për Çështjen e minatorëve të Bulqizës.

Edisoni ka punuar me projekte të ndryshme, ku mund të përmendim punën e tij 2-vjeçare si Koordinator Lokal për Bashkinë e Bulqizës në projektin “Bashkitë për në Evropë”. Një prej projekteve më të mëdha të financuara nga Bashkimi Evropian, që synon nxitjen e Bashkive drejt proçesit të integrimit evropian.

Edisoni u bë më shumë i njohur për publikun e audiencën shqiptare, në Shqipëri dhe jashtë saj gjatë kohës që ai merrte pjesë si i ftuar i përjavshëm në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” që transmetohet çdo ditë në Televizionin kombëtar News 24. Si Jurist i ri në emision, Edisoni, u çmua për mendimet dhe analizat e rasteve që bënte.

Si njohës i qeverisjes lokale dhe kuadrit juridik të pushtetit vendor, Edisoni, ka punuar edhe si Konsulent për qeverisjen vendore në një prej Agiencive më të mëdha botërore të pranishme në Shqipëri, USAID 🇺🇸 (Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar).

Raportet e tij me median u forcuan edhe më tepër gjatë punës së tij në një prej grupeve mediatike në Shqipëri “Top Media” ku ai ka qenë i angazhur si Analist për Çështjet Juridike dhe Politike, në Gazetën Shqip.

Edisoni është gjithashtu trajnues për të rinjtë, por gjithashtu është prezent edhe si lektor në edukimin informal nga Organizata dhe Akademi të ndryshme.

Pjesë e pandashme e punës së përditshme të Edisonit duhet thënë që është pasqyrimi dhe lobimi për çështjet e shqiptarëve në Luginë, Maqedoni, Mal të Zi ku ai publikon shpesh artikuj në media të ndryshme.