SHPËRNDAJE

Angelina Eichhorst, Zëvendësdrejtoreshë Menaxhuese për Evropë dhe Azinë Qendrore dhe Drejtoreshë për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Evropian ka thënë se BE e mbështet versionin aktual të marrëveshjes për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi.

“Ju e dini pozicionin tonë, nuk ka ndryshim, ne e konsiderojmë të rëndësishëm që marrëveshja duhet të ratifikohet në Kuvend, siç ka bërë Kuvendi i Malit të Zi. Këtë ia ka bërë të qartë kryeministrit, këto janë pritjet tona”.

E pyetur sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizate, gjegjësisht luftimit të krimit e korrupsionit, ajo ka thënë se detyrimet e marra duhet të zbatohen.

“Është shumë me rëndësi që liderët të përmbushin premtimet për të cilat kanë premtuar s edo ti përmbushin, ky është qëndrimi ynë zyrtarë për këtë çështje”.

“E para është implementimi i MSA-së, këtë e kam dëgjuar nga shumë bashkëbisedues se janë të koncentruar në respektim të marrëveshje, kjo është e mirë se të gjithë duhet të punojmë në këtë drejtim”.

Ajo ka folur edhe për fondet që Kosova do të përfitoj nga BE.

“Është shumë e rëndësishme që në kuvend të votohet marrëveshja e IPA-së në mënyrë që BE të mund të mbështes Kosovën me më shumë se 70 milionë euro”.

“Ka edhe shumë ligje që urgjentisht duhet të kalohen në Parlament. Njerëzit duan punë, duan shëndetësi, edukim dhe është shumë e rëndësishme që të sundoj ligji. Ne jemi të gjithë evropianë. Ne jemi të gjithë pjesë e familjes evropiane. Dhe do të vazhdojmë t’ju mbështesim”, ka përfunduar Eichhorst.

Gjithashtu ka thënë që për liberalizim është e rëndësishme të arrihen hapat për të cilat Kosova ka premtuar që do t’i ndërmerr siç është ratifikimi i marrëveshjes për demarkacioni dhe luftimi i korrupsionit.

Ajo këto deklarime i bëri pasi zhvilloi takime me përfaqësues institucionesh në vend, raporton Ekonomia Online.

Të parin e takoi kreun e Kuvendit Kadri Veselin. Ndonëse nuk u deklaruar para medieve sipas komunikatës së lëshuar nga zyra e kryetari u tha se Veseli dhe Eichhorst konfirmojë perspektivën evropiane të Kosovës.

Ajo ka takuar edhe kryeministrin Ramush Haradinaj. As nga këtu nuk pati paraqitje para medieve.
Por në faqen e Facebook-ut të Zyrës së Bashkimit Evropian është publikuar në formë të përgjithësuar përmbajtja e bisedës që kjo zyrtare ka zhvilluar me shefin e Qeverisë së Kosovës.

“Brukseli i kërkon Haradinajt që të implementojë MSA-në, që të plotësojë kushtet për liberalizimin e vizave dhe që të punojë me opozitën”, siç thuhet për të mirën e popullit.

Pasdite Eichhorst në zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë fillimisht është takuar me përfaqësuesit e VV-së.

Në takim përveç kryetarit Visar Ymeri kanë marrë pjesë edhe deputetët Aida Dërguti e Glauk Konjufca.

Në takim zyrtaren e BE-së, nga LKD-ja ishte prezent Avdullah Hoti. Pas takimeve nuk ka pasur deklarim për media për atë se çka përfaqësuesja e BE-së diskutoi me përfaqësues të opozitës kosovare.