SHPËRNDAJE

Gjykata e Dubrovnikut ka vendosur të ekstradojë në Serbi Ismail Morinën, i njohur ndryshe me nofkën “Ballisti”.

Njeriu që ngriti dronin me flamurin e Shqipërisë etnike në stadiumin e Beogradit ishte prej javësh në pritje të vendimit.

Vendimi i sotëm vjen pasi Gjykata e Lartë kroate e riktheu edhe njëherë çështjen në Shkallën  e Parë.

Tifozë të shumtë kuqezi brenda dhe jashtë Shqipërisë e kanë kundërshtuar fuqishëm vendimin, duke i bërë thirrje kryeministrit Rama dhe autoriteteve përkatëse që të ndërmerrnin hapa për mos ekstradimin e tij.