SHPËRNDAJE

Pas vendimit të Gjermanisë për të ndërprerë projektet e armatimit për Turqinë, ka reaguar Presidenti Erdogan, i ka kërkuar nga Gjermania të tërhiqet nga vendimet e saj ndaj Turqisë, duke shtuar se vendi i tij nuk frikësohet nga ky shtet.

“Unë dua t’u kujtoj miqve të mijë gjermanë dhe të gjithë botës se ju nuk jeni mjaft të fortë për të diskretituar Turqinë dhe nuk jeni kurrë aq të fortë sa të na trembni me gjëra të tilla”, tha ai.

Erdogan gjithashtu tha se ai dënoi me forcë vërejtjet e ministrit gjerman me qëllim që të trembnin kompanitë që investonin në Turqi.

Ai shtoi se raportet e hetimit kundër kompanive gjermane ishin krejtësisht të rreme.

Përkeqësimi i marrëdhënieve dypalëshe kulmoi pas arrestimit nga shteti turk të një aktivisti gjerman për të drejtat e njeriut, Peter Steudtner.