SHPËRNDAJE

Tayip Erdogan, i ka dërguar letër Albin Kurtit.

Për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit, lideri i VV-së, Albin Kurti ka marrë urime nga liderë të ndryshëm evropianë.

Një të tillë, ai e ka marrë edhe nga presidenti turk, Tayip Erdogan, shkruan lajmi.net.

Mirëpo,  i njëjti ka përshëndetur disa qëndrime që aktualisht ka Vetëvendosje, e që bien ndesh me marrëveshjen e arritur më 4 shtator, e ku garantuese janë SHBA-të.

Në letrën e tij, Erdogan ka thënë se mirëpret qëndrimet e Vetëvendosjes për  shqyrtimin e vendosjes së ambasadës në Jeruzalem.

“Për më tepër, jam i kënaqur, kur mësova për qëndrimin e partisë suaj që, nëse vjen në pushtet, do ta rishikojë angazhimin e Kosovës për hapjen e Ambasadës në Jerusalem. Besoj  se do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, i cili mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”, ka shkruar Erdogani në letrën e tij.

Se qeveria në ardhje Kurti mund ta heq ose mos vendos fare ambasadën në Izrael, e ka konfirmuar edhe ish-ministri i Jashtëm i kësaj partie, Glauk Konjufca në një debat televiziv.

Ai kishte thënë se nëse një gjë e tillë do të kërkohet nga BE, Kosova do ta  largojë ambasadën nga Jeruzalemi.