SHPËRNDAJE

Diktatori  i Turqis Erdogan, i ka përsëritur kritikat e vendit të tij për referendumin e kurdëve për pavarësi në Irak.

Ai e ka përshkruar atë si të papranueshëm në këtë kohë.

Ai paralajmëroi se ushtria turke është vendosur në kufi me Irakun dhe është e gatshme të ndërmarrë hapa të nevojshëm.

Tutje Erdogan ka theksuar se hapa politikë, ekonomikë, tregtarë dhe të sigurisë do të ndërmerren si përgjigje ndaj referendumit për pavarësi.

Erdogani shtoi se momentalisht njerëzve u lejohen të udhëtojnë në Irak vetëm nga Turqia dhe se porta kufitare Habur me Irakun do të mbyllet nga të dyja drejtimet.