SHPËRNDAJE

Televizioni shtetëror sirian ka raportuar se drejtuesi i grupit terrorist të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi është vrarë nga një sulm ajror.

Sipas raporteve, lideri që shpalli krijimin e kalifatit të Shtetit Islamik është vrarë në një sulm ajror në fortesën e tij në Raqqa të shtunën.

Njoftimet ende nuk janë verifikuar nga asnjë burim ushtarak, por nëse janë të vërteta do të ishte një fitore e madhe për luftën kundër terrorit,  shkruan “The Sun”, transmeton Klan Kosova.

Ushtria amerikane ka ofruar 20 milionë paund shpërblim për kokën e tij, pasi predikimi i tij i urrejtjes shkaktoi krime të tmerrshme në mbarë botën