SHPËRNDAJE

Me nderime të larta shtetërore është varrosur të shtunën në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, veprimtari i njohur politik dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Adem Demaçi.

Familjarët e veprimtarit Demaçi kanë njoftuar se do të hapin të pamën në Teatrin Kombëtar të Kosovës, duke filluar nga nesër (e diele) deri ditën e marte, shkruan lajmi.net.

Ai vdiq të enjten në Prishtinë në moshën 82-vjeçare.

Përfaqësuesit e institucioneve nga Kosova, Shqipëria, por edhe politikanë nga vende të tjera të rajonit, e kanë vlerësuar lartë punë dhe veprën e Demaçit.

Demaçi, veprimtar politik dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut, njihet si simbol i rezistencën në Kosovë për lirinë dhe pavarësinë e saj.