SHPËRNDAJE

Janë 13 anëtarë të familjes Menxhiqi ka vite që po jetojnë në një objekt që më parë ishte mishtore.

Pasi u dëbuan nga disa baraka, familja nga Lupçi i Podujevës u vendos para dy vitesh, në këtë hapësirë që gjendet në Milloshevë të Obiliqit. Ndonëse objekti nuk i plotëson kushtet për të jetuar aty, ata kanë hall tjetër meqë pronari kërkon të largohen nga aty.

Familja që jeton në kushte të vështira e që varen nga asistenca sociale, vite me parë nisi ndërtimin e një shtëpie, por nuk po ia del ta përfundojë.

Për mbijetesën e familjes mundohen dy djemtë e rritur që kryejnë punët që u ofrohen me raste.