SHPËRNDAJE

Dje në München të Gjermanisë është zhvilluar ndeshja e rradhës në futboll ku FC Kosova e München-it nuk ka të ndalur me përforcimet e reja që është pjesë e suksesit jo vetëm e kryesisë së klubit por edhe e gjithë tifozëve të cilët po ndjekin nga afër lojën e mrekullueshme që po bëjnë futbollistët e FC Kosova në München. Kështu, ato kanë zhvilluar katër lojëra të cilat kanë shënuar me katër fitore duke marshuar kështu në krye të tabelës, e për gjithë këtë punë duket se trajneri i ekipit Bajram Kaqkini del më shumë se i kënaqur. Ndërsa për të ndjekur nga afër ndeshjen e FC Kosova në München ka qëndruar edhe ylli i muzikës rap Gold AG i cili ju ka dhënë përkrahje morale gjithë ekipit të futbollistëve, trajneri Kaqkini meritë e të cilit është dhe gjithë suksesi i këtij ekipi të mrekullueshëm.