SHPËRNDAJE

Anëtarja e Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu ka thënë se nëse AAK dhe NISMA do të garonin të vetme pa PDK-në ndoshta do të kishin më shumë rritje.

“Jam e prirë të flas në emër të marrëveshjes që është arritur, ne e kemi respektuar dhe e respektojmë. Mirëpo ndoshta për mendimin tim personal, mendoj që do të kishim me pasur rritje. Por megjithatë, e kemi respektuar që të gjithë marrëveshjen dhe jemi për të ecur tutje por duhet të i presim rezultatet definitive”, tha Haxhiu.

Tutje Haxhiu shtoi se vendit i nevojitet që të udhëhiqet nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Sipas Haxhiut, çdo ditë e humbur është e dëmshme për Kosovën.