SHPËRNDAJE

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se sot është nënshkruar dorëzim-pranimi i Aeroportit të Gjakovës për nevojat e FSK-së.

Kjo ceremoni e dorëzim-pranimit është bërë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në këtë ceremoni morën pjesë dy komisionet përkatëse të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

“Kohë më parë, me vendim të Qeverisë së Kosovës, me datë 18.04.2019, është aprovuar kërkesa e Ministrisë së Mbrojtjes për marrjen në shfrytëzim, me kohë të pacaktuar, të Ndërmarrjes publike „Aeroporti i Gjakovës“ për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.