SHPËRNDAJE

Mediat në Serbi sot gjatë ditës kanë publikuar disa lajme nga burimet e tyre brenda Qeverisë së Serbisë se presidenti i Francës, Emanuel Macron tani ka një qëndrim të ri dhe kundër Kosovës.

Ky qëndrim i ri thuhet të ketë ndodhë si pasojë e mos dëgjueshmërisë së kryeministrit Ramush Haradinaj ndaj Francës dhe Gjermanisë për ta hequr taksën ndaj produkteve serbe.

Ky qëndrim sipas gazetës serbe ‘Blic’ vjen nga Franca pasi Kosova ka bllokuar dialogun me vendosjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe mos gatishmërinë për të dëgjuar dy fuqitë e mëdha evropiane, Francën dhe Gjermaninë.

Macron do të udhëtojë për në Beograd me 15 të këtij muaji, vet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka konfirmuar se me presidentin francez do të flas për zgjidhjen e çështjes shekullore me Kosovën.

Vucic dhe Macron do të nënshkruajnë rreth 20 marrëveshje të bashkëpunimit ekonomik, politik dhe rrugës euroatlantike të Serbisë.