SHPËRNDAJE

Katër subjektet politike – PDK, VV, LDK dhe AAK – kanë bërë të ditur kandidatët e tyre për kryetar të Prishtinës.

Ndonëse në AKR ende nuk ka vendim të prerë se kush do të jetë kandidat i këtij subjekti, kësaj gare, sipas burimeve të Telegrafit, pritet t’i hyjë vetë presidenti i këtij subjekti, Behgjet Pacolli.

Ndonëse partitë kanë dorëzuar në KQZ listat me emrat e kandidatëve për kryetar komunash dhe kandidatëve për asamble, AKR-ja siç duket do ta ndryshojë këtë listë duke respektuar afatin ligjor prej 48 orësh.

Burime të Telegrafit kanë thënë se Pacolli është duke e shqyrtuar këtë mundësi që të kandidojë për kryetar të Prishtinës.

“Ende nuk ka marrë ndonjë vendim definitiv, por është duke shqyrtuar një mundësi të tillë”, ka thënë i njëjti burim.