SHPËRNDAJE

Edhe në  këto orët e vona, po vazhdon seanca plenare në Kuvendin e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se Kosova aktualisht ndodhet para dy problemeve madhore, atë tëpresionit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe ideja e shkëmbimit të territoreve, raporton IndeksOnline.

Këto sipas tij ja dy tema të cilat duhet ta bashkojnë spektrin politik e jo ta ndajnë.

Gashi ka thënë se qeveria Hoti vetëm ka trashëguar marrëveshjet e nënshkruar vite më parë, nga ish kryeministri Hashim Thaçi dhe ish kryeministri Isa Mustafa, për të cilin tha se vetëm ka vazhduar të respektoj marrëveshjen e parimeve të vitit 2013.

“Ne sot i kemi dy probleme madhore nuk duhet të kapemi mes vete por të bashkohemi. Këto janë problemet që ka Kosova dhe duhet të koordinohemi dhe duhet të ja japim në dispozicion ‘armët’ qeverisë së Kosovës”, tha Gashi.