SHPËRNDAJE

Serbia dhe Kosova janë tregim i përhershëm mbi gjakun dhe tokën, luftën dhe krizën, shkruan gazeta gjermane “Zideutsche Zeitung”.

Për shkak të këtij tregimi kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka propozuar dialog të haptë shoqëror i cili do ta këpuste “nyjën kosovare” dhe “të jepte frymë në shpinë të Serbisë në rrugën e gjatë kah bashkësia evropiane”, shton gazeta.

Debati i brendshëm mbi Kosovën, të cilin e ka iniciuar kryetari Vucic, vërtetë ka filluar në Beograd, shkruan gazeta, por tash për tash nuk mund të kuptohet drejtimi i tij, shkruan “Zideutsche Zeitung”, transmeton gazetametro.net.

ZDZ vlerëson se humbja e mundshme e “djepit serb”, në Beograd është temë tabu, përkundër gjendjes faktike, sepse preambula e Kushtetutës serbe shënon Kosovën si pjesë integrale e Serbisë.

“Dhe këtu vjen Vucic me nxitje se duhet lirimi nga gjithë barra politike dhe emocionale”, shkruan gazeta dhe shton se prerja e “nyjës së Kosovës”, të cilën e ka proklamuar Vucic si qëllimin e tij kryesor, pa dyshim do të ishte bekim për serbët dhe shqiptarët si dhe frymë në shpinë në “rrugën e gjatë kah bashkësia evropiane”. Ai e din se qëllimi i tij i proklamuar të hyrjes së Serbisë në BE nuk mund të arrihet derisa është e hapur çështja e Kosovës, shton gazeta gjermane.

Këtë pyetje, sipas gazetës, Vucic iu ka lënë bashkëpunëtorëve të vet siç është ministri i jashtëm Dacic, i cili pas një kohe të shkurtër të shkrimit autorial të Vucic’it mbi dialogun e brendshëm, doli me plan për ndarjen e Kosovës.

Në Beograd, debati po shkon në drejtim jo të qartë, vlerëson ZDZ .

“Përveç teorive të ndryshme konspirative, Vucic akuzohet për tradhti nga nacionalistët  dhe rrethet të afërta me kishën ortodokse”, pretendon gazeta dhe përkujton se pikërisht Vucic ishte pjesë e këtyre rretheve, i cili në valën shoviniste të viteve të nëntëdhjeta arriti në maje.

“Forcat liberale, për të cilët Vucic është moti i dyshimtë, propozimin e tij e hedhin poshtë se retorikë boshe”, shkruan më tutje gazeta.

Gazeta gjithashtu përkujton se në iniciativën e Vucic’it ka reaguar pozitivisht kryeministri shqiptar, derisa reagimet nga Kosova janë të përmbajtura.