SHPËRNDAJE

“Kaos në Kosovë dhe Metohi, Boris Malagurski dërgon njëdeklaratë se si do të shfaqet filmi i tij në Skandinavi dhe SHBA. Aq shumë për atë patriotin e famshëm.” – shkruan në rrjetin social Facebook, gazetari serb nga Kosova, Ivan Maksimovic.

Këtë deklaratë Maksimovic e kishte bërë gjatë kohës sa ishe duke ndodhur aksioni i Policisë së Kosovës, me qëllim tëluftimit të krimit të organizuar dhe kontrabandës, derisa në anën tjetër, ai dukej i irrituar me kolegun e tij pro-rus, BorisMalagurski, korrespondentin e televizionit rus Russia Today(RT).

Postimi i gazetarit serb Maksimovic, u vërshua më pas nga komentet negative të serbëve, të cilët e quajtën Malagurskin“pseudo-patriot” dhe se “paratë” janë gjithçka për të. Shumica e komenteve kishin një nuancë pothuajse të ngjashme që lidhet me punën e Malagurskit, pasi që thanë se e gjithë veprimtaria e tij prej gazetari bëhet vetëm për qëllime materiale, e jo siç e proklamon vetë Malagurski.

Malagurski tutje është kritikuar nga komentuesit se ai “përfiton në kurriz të popullit serb” të cilët jetojnë në Kosovë, dhe ata që kanë qëndrime të ndryshme me të, ai pa hezitim i “bllokon” ose i kërcënon me padi gjyqësore.