SHPËRNDAJE

Bajram Gecaj nga LDK-ja, duke ironizuar me ata të cilët ai i quan “outsider” të LDK-së, ka propozuar që Këshilli i Përgjithshëm t’ua jap atyre partinë me qira.

Gecaj tha se “në mbledhjen e radhës, Këshilli i Përgjithshëm të konsideronte mundësinë t’ua japë partinë me ‘qira’, e që këta ‘dashamirës’ të partisë ta ‘rregullojnë’ atë sipas dizajneve e tekeve të tyre!”.

Postimi i plotë i Gecajt:

“Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm të “outsider-ëve” si dhe brengosjes së tyre “thellësisht të sinqertë” me zhvillimet brendapërbrenda LDK-së, ndoshta nuk do të ishte keq që, në mbledhjen e radhës, Këshilli i Përgjithshëm të konsideronte mundësinë t’ua japë partinë me “qira”, e që këta “dashamirës” të partisë ta “rregullojnë” atë sipas dizajneve e tekeve të tyre!

Brengosëse dhe jo-korrekte megjithatë do te ishte fakti se këta “outsider-ë” nuk do ta bënin të njëjtën me partitë e tjera, e sigurisht që do te shkaktonte ndër to xhelozi, por edhe humbje “paanësie” të këtyre “shpëtimtarëve”! ”, (sic), ka shkruar Gecaj.