SHPËRNDAJE

Bajram Gecaj nga Ldk, ne postimin e tij te fundit ne facebook ka thene se :

“Të jesh pjesëtare i LDK-së e ke të drejtën legjitime bazuar në histori dhe aktualitet, më parë se kushdo tjetër, të thirresh në vlerat dhe konceptet politike e kulturore të rugovizmit. Të gjithë pa përjashtim, anëtarë dhe simpatizant të LDK-së, e kanë të drejtën e pamohueshme ta duan, respektojnë, lartësojnë dhe ta thërrasin emrin e tij në takime, diskutime , mitingje, përkujtime, shkrime e gjithsesi edhe në fushata zgjedhore. Ibrahim Rugova ishte aq i madhe sa kurrë nuk mund të jetë vetëm i LDK-së. Ai është i krejt Kosovës i krejt shqiptarëve, por kjo nuk na e merr të drejtën, përkundrazi vetëm na e shton përgjegjësinë dhe përkushtimin që ne të thirremi në te. Është kështu pos tjerash edhe pse rugovizmi tashmë është konceptet politik, kulturor dhe shtetformues prej të cilit do të nxjerrin mësime e praktika të mira dhe të dobishme edhe shume gjenerata që do të vijne.”  /gazetadirekt