SHPËRNDAJE

Një person pa shenja jete është gjetur sot në Gjilan.

Rreth orës 17:30 një femër e moshës 56 vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda një veture.

Rasti ka ndodhur në komunën e Parteshit, ndërsa viktima është punëtore e një picerie në Gjilan.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Gjilanit, toger Ismet Hashani.

“Sot  rreth orës  17:24  jemi  njoftuar nga qendra emergjente 112 se në Partesh një veturë është ndalur mes rrugës ku gjendet një femër që dyshohet se është pa shenja jete.

Ndihma parë ka shkuar në atë lokacion dhe mjeku kujdestar ka konstatuar se personi është pa shenja jete. Rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar”, ka thënë Hashani.

Trupi i pajetë i viktmës është dërguar për obduksion.