SHPËRNDAJE

Duket se edhe një virus i ri po e sulmon Kinën.

Autoritetet nga një qark jug-perëndimor kinez kanë regjistruar një rast të ri të murtajës bubonike gjatë fundjavës, teksa zyrtarët kanë aktivizuar gjendjen emergjent për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Një tre vjeçar nga një fshat i largët në Menghai të provincës Yunnan të Kinës u konfirmua se ishte infektuar me murtajën bubonike të dielën, sipas mediave shtetërore kineze, transmeton lajmi.net.

Rajoni i Mongolisë së Brendshme të Kinës, afër kufirit kinez me Mongolinë, ka raportuar dy vdekje të shkaktuara nga murtaja në gusht, duke bërë që autoritetet të vendosin masa izoluese të pjesshme dhe të karantinojnë një grup banorësh.

Kina po përballet gjithashtu me kërcënimin e përhapjes së sëmundjes nga vendi fqinj i saj, Mongolia, i cili ka deklaruar të paktën 17 nga të gjitha 21 të rrezikuara nga murtaja babonike.

Murtaja Bubonike, e njohur si ‘Vdekja e Zezë’ në Mesjetë, është një nga sëmundjet më shkatërruese në histori, e cila ka vrarë rreth 100 milionë njerëz në shekullin e 14-të.

Sido që të jetë, në deklaratën e autoriteteve shëndetësore thuhej se pacienti kishte simptoma të lehta dhe ishte në gjendje stabile pas trajtimit.

Zyrtarët nuk specifikuan mënyrën se si fëmija ishte infektuar, por thanë se murtaja e minjve u shfaq në qark më 21 shtator, pasi tre minj u gjetën të ngordhur për arsye të panjohura në njërin nga fshatet.

Sidoqoftë, ekspertët britanikë të shëndetit kanë thënë se nuk ekziston asnjë provë nuk se murtaja bubonike mund të transmetohet nga një person tek tjetri.