SHPËRNDAJE

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka deklaruar se shteti gjerman do të vazhdojë me përkrahjen, e në veçanti në afrimin e Kosovës me standardet e BE-së në të gjitha sferat e sigurisë publike.

Heldt i bëri këto komente gjatë takimit me ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa. Sipas MPB-së, në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin e dy shteteve në fushën e sigurisë, në avancimin e institucioneve të sigurisë me qëllim të luftimit të krimit në përgjithësi.

Më këtë rast, ministri Mustafa e falënderoi ambasadorin Heldt për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Gjermania për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe agjencive të saj.