SHPËRNDAJE

Qytetarët e Kosovës po presin që të tërheqin 10% nga trusti.

Drejtor Departamenti në Administratën Publike, Nexhmedin Hyseni ka bërë të ditur se ai me familjen e tij do t’i dhurojnë një pjesë të mjeteve të Trustit për familjet skamnore dhe në nevojë, shkruan Gazeta Express.

Ai shkroi se 500 euro do të ndahen për një ose dy familje në nevojë dhe që nuk e kanë askënd të punësuar.

“Nëse ne, kemi një zemër të mirë, një zemër të ngrohtë, ndjenja të ngrohta, ne, të gjithë do të jemi të lumtur dhe të kënaqur.

Ndaj, unë s’bashku me Babain dhe Motrën aplikuam për tërheqjen e 10%, mjeteve tona personale, këtë mundësi të dhënë nga shteti, e cila tërheqje nga ne, kalon katërshifërorin, ku ne si familje do ta ndajmë s’bashku me familje/t në nevojë.

Pra, një pjesë të këtyre mjeteve (prej 500€) unë me familjen, kemi vendosur ta ndajmë me një apo dy familje të cilat ka nevojë, pra me familje qe nuk kanë të punësuar dhe qe nuk kanë të ardhura.

Lutem që zoti t’i gëzon të gjithë”, ka shkruar ai në Facebook.