SHPËRNDAJE

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në një intervistë për “Veçrenje Novosti”, ka deklaruar se Lista Serbe do të luftojë kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Hapi i parë është bërë tashmë dhe është vepruar ashtu që formimi i Ushtrisë së Kosovës të hiqet nga dokumenti i Qeverisë. Haradinaj në këtë moment nuk po e përmend shndërrimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri”, ka thënë Gjuriq, transmeton Telegrafi.

Ai është shprehur i bindur se Lista Serbe nuk do të bëjë kompromise në këtë drejtim.

Gjuriq ka theksuar se nuk do t’ua kthejnë shpinën popullit të tyre në Kosovë.