SHPËRNDAJE

Deputeti i AAK’së, Shkumbin Demalijaj, ka thënë se partia e tij do të dalë fituese në zgjedhje, edhe në rast të ndonjë koalicioni të mundshëm VV-LDK.

Në Interaktiv, Demaliaj ka thënë se AAK-ja nuk ka vijë të kuqe ndaj asnjë partie.

Ai ka thënë se asnjë subjekt s’ka rritje sikur AAK-ja.

“Nuk kemi asnjë vijë të kuqe për asnjë subjekt politik shqiptar. Mbetet me kohë të shihet se si do të veprohet. Në organet drejtuese të partisë ka elemente që na afrojnë me shumë parti, por deri më tani s’kemi vendosur për ndonjë koalicion parazgjedhor”, tha ai.

Sipas tij, një koalicion mes LDK’së dhe VV’së është vështirë i mundshëm, pavarësisht takimeve të shtuara të krerëve të këtyre dy partive.

“Te LDK-ja s’kam pa afenitet për të bashkëpunuar me ndonjë subjekt tjetër politik, por ka qenë kërkesë e vazhdueshme e VV-së që tash i nënshtrohet Isa Mustafës për koalicion. Nëse ka qenë një subjekt që ka thënë se ne jemi këtu të parët e pse duhet të dalë të kërkojë lëmoshë nga Mustafa përderisa ka thënë se është subjekti i parë. Është dobësi e Vetëvendosjes, por ne jemi mësuar. Konsideroj se LDK-ja s’do t’i marrë në qeverisje sepse edhe diametralisht janë larg ekstremisht politikisht. Nëse vendosin, ata i kanë kushtet e veta. Por ne i mposhtim të dyja bashkë”, ka thënë ai.