SHPËRNDAJE

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kandidat për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, është shprehur përsëri i ashpër për Serbinë.

Në një paraqitje televizive në KTV, Haradinaj ka thënë se Bashkimi Evropian e ka lazdruar udhëheqjen e Serbisë, me Aleksandar Vuçiqin në krye.

“I ka lazdruar BE’ja, po mendojnë se e shantazhojnë botën, se janë aleatë të Rusisë”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka paralajmëruar Serbinë se nuk ka lojë me shqiptarët.