SHPËRNDAJE

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se dje rreth orës 06:50 në një pikë të karburanteve në Pejë ka ndodhur një grabitje e armatosur .

Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa kishte qenë në vendin e punës në pikën e karburanteve, aty kishte shkuar një person i panjohur i cili nën kërcënimin e armës viktimës  ia kishte grabitur paratë që kishte pasur në kuletë dhe më pas ishte larguar. Nuk raportohet për të lënduar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin“, thuhet në raportin e PK-së.