SHPËRNDAJE

Eshtë i rrallë si personalitet, i veçantë si njeri, por edhe figurë emblemë e sportit, artit, por edhe biznesit.

Jeton dhe vepron në diasporë, por zemrën dhe shpirtin e ka gjithmonë në vendin e tij, Kosovën.

Ai edhe pse jeton tash e sa vite në Gjermani, dhe njihet si një biznesmen i sukseseshëm, asnjëherë nuk e lë anash edhe aktivitetin e tij politik, duke shërbyer për vendin e tij, e në radhë të parë Logjen e tij krenare, qytetin e bukur të Pejës, por edhe shtetin e Kosovës.

Ky është Granit Shala, i cili së fundmi, është edhe anëtarë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për diasporën në Gjermani.

Ai në një intervistë për GazetaDirekt.com ka folur për jetën, sfidat, synimet por edhe arritjet e tij në karrierë.

Shala e vlerëson lart figurën dhe punën e qeverisë në udhëheqjen e Ramush Haradinajt, duke bësuar se ai edhe këtë betejë të padrejtë me drejtësinë do të delë fitimtar.

Granit Shala ka folur edhe për synimet e tij politike, për të cilat thotë se diasporës i duhet një zë i fuqishëm, edhe në Kuvendin e Kosovës, për t’i mbrojtur dhe përfaqësuar ata në mënyrën më të dinjitetshme të mundshme.

Ai vlerëson se nëse e merr besimin e Kryesisë së AAK-së, derisa vendi po shkon në zgjedhje, është më se i gatshëm, të kandidoj për postin e deputetit si zë i fuqishëm i diasporës në Kuvendin e Kosovës.

Përveç tjerave, Shala ka folur edhe për parimin e tij të jetës me të cilin zgjohet çdo mëngjes: “Se t’i shërbeshë me nder e përgjegjësi atdheut, është obligim moral por edhe patriotik”.

Lexoni intërvistën e plotë për GD:

GD: Z. Shala, pasi ju jeni edhe anëtar i AAK-së, por edhe si një veprimtar nga diaspora, cili kishte më qenë vlerësimi juaj për qeverisjen Haradinaj?

Shala: Nëse e vlerësojmë punën kur Haradinaj thuajse e kishte përgjegjësinë 100 %, dua të them se e vlerësoj lart, pasi ai gjatë kësaj periudhe ka finalizur disa procese që janë të rëndësishme për shtetin e Kosovës, sikur janë: taksa, lojërat e fatit, por edhe Ushtria e Kosovës.

Por mos të harrojmë së në këtë qeveri ishin edhe një numër i madh i partive tjera, të cilat, në shumë raste, devijuan nga përgjegjësia institucionale dhe i harruan premtimet që i kanë dhënë elektoratit të tyre besnik.

Prandaj , aty ka pasë edhe mungesa por nëse e japim një vlerësim total mund të themi lirisht se asnjëherë nuk ka pas Kosova ‘zot shpije’ se sa kur qeverinë e ka udhëhequr Ramush Haradinaj.

GD: Tash kur vendi po shkon në zgjedhje, a do të synoni edhe ju të bëheni kandidat serioz për pozitën e deputetit, si një zë i fuqishëm për diasporën?

Shala: Gjithçka nuk varet nga unë, ngase AAK ka një strukturë mirë të organizuar ku vendoset edhe për listat e deputetëve, por nëse Kryesia e sheh të drejt të ketë edhe një zë të deputetit nga diaspora, atëhere besoj se së pari do ta fitoj besimin të partia e mandej do të kerkoj besimin edhe votën e qytetarëve te Republikës së Kosovvës.

GD: Perveç punës dhe angazhimeve në Gjermani, sa ka arritë AAK ta shtrijë aktivitetin e vetë në diasporë?

Shala: Mendoj se Kosova perveç se ka marrë ndihma nga bashkatdhetarët asnjëherë nuk e ka shfytëzuar nëse bën ashtu ta quajm talentin dhe aftësinë e diasporës, për biznes, ndihma, por edhe bamirësi, prandaj vlerësoj se ka ardhur koha të punohet edhe në ketë drejtim, duke ia kthyer mundin por edhe dinjitetin, diasporës sonë e cila mbetet edhe më tej promotor i fuqishëm i zhvillimit ekonomik të vendit.

GD: A vleresoni se AAK, është e gatshme për t’i hyrë gares zgjedhore?

Shala: AAK ka bërë punë të madhe dhe mundet me mbajt gjithmonë kokën lart, duke dalë para votuesve.

Prandaj nëse edhe situata politike e kërkon, AAK do të jetë gjithmonë e gatshme, të veproj në të mirë të qytetarëve të Kosovës, dhe do ta kërkoj votën dhe besimin qytetar kudo në Kosovë.

GD: Çka e karakterizon natyrën dhe karakterin e Granit Shalës, kur ai mundohet t’i shërbëjë vendit me besnikëri, me një fjalë ku e merrni fuqinë dhe vullnetin për të punuar për vendin?

Shala: Gjithmonë e kam thënë, por po e përserise, sa herë zgjohem në mëngjes e kam këtë vlerësim: “T’i shërbeshë atdheut me nder dhe përkushtim është obligim moral por edhe patriotik, prandaj vetëm duke i sherby atdheut mundet njeriu edhe vetën ta vlerësojë në mënyrën më të mirë. E kur njeriu e vlerëson vetën, atëherë synimi i tij, nuk mund të ndalet nga askush ngase dashuria për punën, lind nga nevoja dhe rrethanat të cilat brymosen nga e kaluara por edhe e ardhmja e vetë individit por edhe e shoqërisë.

GD: Cili është sipas juve, parimi bazë që duhet ta udhëheqë një të zgjedhur nga populli, ma konkretisht, cili është çelësi i suksesit të një lideri politik.

Shala: Ajo çka është e rëndësishme, mbetet se së pari duhet vetë deputetët ta respektojnë ligjin, para se gjithash punën e tyre, atdheun para interesave personale, por edhe t’i japin vlerësimin e duhur të gjitha nismave ku kryqëzohen ligjet më të mira për jetën, mirëqenien por edhe për të ardhmen e qytetarëve të Kosovës.

GD: Cili do të jetë fokuesi i juaj, nëse nesër zgjedheni deputet i Kuvendit të Kosovës?

Shala: Unë kam më shumë shpirt dhe karakter të botës nacionaliste, e dua vendin tim, ashtu si është me të mirat dhe këqijat e tij, por natyrisht di të jemë gjithmonë zeri kritik dhe i mbushur i diasporës pa të cilën ne gjatë këtyre viteve e kemi pasë ma të veshtirë të ekzistojmë si komb por edhe si shtet.
GD: Një mesazh për të gjithë ata që besoni, se do t’ua vlerësojnë punën tuaj, derisa jemi në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë?

Shala: Për fund nëse e shihni boigrafinë time, besoj se do të vlerësoni se si kam ecur dhe jam rritur vetë, gjithmon me energji dhe përkushtim të pashoq, por edhe nëse e shikoni të kaluarën time, besoj se do të kuptoni se jam munduar të bëjë punë të mira për vendin dhe popullin tim, i cili pavarësisht të këqijave që i ka ai nuk mund të ndërrohet edhe me pasurinë ma të madhe të botës. /GD