SHPËRNDAJE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, do të ishte i përsosur nëse nuk do ta kishte afër Isa Mustafën.

Unë nuk dyshoj në aftësitë dhe profesionalizmin e Hotit, ashtu sikurse nuk dyshoj për Kujtim Shalën, Vjosa Osmanin, Besa Gaxherrin dhe disa politikan të tjerë që i ka LDK-ja, por e meta më e keqe e këtij subjekti politik është prania dhe diktatura e Isa Mustafës.

Edhe përkundër faktit se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës asnjëherë nuk e ka pasur 90% e ministrave, interesi dhe vullneti i qytetarëve gjithmonë ka qenë në rend të parë…diçka që në qeveritë e tjera po mungon dukshëm.

Kur të gjithë ishin kundër që AAK-ja dhe PDK-ja të qeverisin me vendin, marrëveshja u lidh dhe si e tillë ka funksionuar për mrekulli, marrë parasysh këtu themelimin e Ushtrisë çështjen e “Trepçës”, si dhe shumë çështje të tjera që ishin në interes për vendin.
Do të doja shumë që rrëzimi i qeverisë Kurti të ndodhte në një situatë normale dhe jo në gjendje pandemike sepse pas shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme, besoj dhe shpresoj shumë se vullneti i sovranit do të rreshtohej pas liderit Haradijan dhe kështu do ta kishim një qeveri që i ka hije Kosovës.
Me Respekt
Granit Shala