SHPËRNDAJE

Politikani dhe opinionisti i mirënjohur kosovar i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Granit Shala, i ka kërkuar Qeverisë së Republikës së Kosovës që ti rishikoj me kujdes vendimet e marra për ndërprerjen e fluturimeve drejtë Kosovës.

Ai, në një prononcim për gazetën lokale të Pejës “Zarfi Info”, tha se ndërprerja e fluturimeve drejtë aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka filluar të kthehet në problem serioz për diasporën shqiptare.

“I respektoj të gjitha vendimet dhe masat mbrojtëse që i ka marrë Qeveria e Kosovës për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Por ndërprerja e fluturimeve drejtë Kosovës ka filluar të kthehet në problem serioz për diasporën tonë sepse kufomat e bashkatdhetarëve nuk po lejohen të vijnë drejtë vendlindjes. Qeveria e Kosovës medoemos duhet të gjej një zgjidhje urgjente për këtë problem”, tha Shala.

Shala, gjithashtu ka bërë të ditur se shpenzimet në murgun e spitalit janë të konsiderueshme dhe se çdo familje nuk ka mundësi ti përballoi ato.

“Diaspora jonë është e gatshme të paguaj para shtesë vetëm e vetëm që më të dashurit e tyre të prehen në vendlindje. Shpenzimet në murgun e spitalit mund të them se janë të konsiderueshme dhe se çdo familje nuk ka mundësi financiare ti përballoi ato. Informatat që i kemi marrë nga kompania “Atdheu”, si transportuesi më i madh i kufomave drejt trojeve shqiptare na u është thënë, se shumë prej familjeve po detyrohen të marrin para hua që familjarët e tyre të qëndrojnë në murg dhe mos ti varrosin në Gjermani”, tha politikani dhe opinionisti, Granit Shala.  /ZARFI INFO/