SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në margjina të seancës së radhës të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, u takua me Louis Straker, zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i shtetit Sent Vincent dhe Grenadines, vend ky anëtar i organizatës së shteteve të Karaibeve (CARICOM), i cili ende nuk e ka njohur pavarësinë e vendit tonë.

Thaçi tha se Kosova ka konsoliduar statusin e saj ndërkombëtar dhe se gradualisht po bëhet një anëtare plotësisht e integruar në bashkësinë ndërkombëtare, transmeton gazetametro.net.

“Shteti ynë është njohur nga 114 shtete sovrane dhe është anëtar në më shumë se 60 organizata. Nga CARICOM tashmë 10 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me ne. Prandaj, Kosova është e interesuar të vendosë marrëdhënie diplomatike me Sent Vincent dhe Grenadines për të formalizuar një miqësi mes shteteve tona”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndryshe, shteti i Sent Vincent dhe Grenadines është një ishull që me territor është 28 herë më i vogël se Kosova, pasi ka vetëm 389 km katror.