SHPËRNDAJE

Qeveria Haradinaj pritet që të formohet shpejt, nëse jo në datën 24, pak ditë pas saj. Sipas analistit politik Haki Abazi, zvarritja e formimit të institucioneve do të përfundoj me 24 gusht dhe ky vonim i formimit nuk ka pasur të bëjë me numra, por thjesht me lidhjen e pazareve të partive politike edhe për zgjedhjet lokale.

Abazi ka thënë se është e qartë se numrat janë siguruar nga AKR-ja, duke folur edhe për ndarje të posteve të ndryshme

Por, Qeveria e Haradinajt, sipas Abazit, do të ketë dy probleme të patejkalueshme e që do ta bëjnë qeverisjen jostabile: Haradinaj do të ketë sabotim të Listës Serbe dhe nuk do e kalojë demarkacionin me Malin e Zi.