SHPËRNDAJE

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, njëherësh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, ka folur për procedurën se si do të shkojë seanca e parë e legjislaturës së re që do të mbahet më 3 gusht.

“Me 3 gusht bëhet verifikimi i mandateve nga komisioni. Do të bëhet betimi i deputetëve. Do të shkohet nëse ka deputetë nuk janë në sallë. Do të votohet për kryetar të Parlamentit, nënkryetarët”, tha ai në televizionin publik.

Ai ka folur edhe për qëndrimet e Vetëvendosjes, duke thënë se ato qëndrime dihen. “Nëse PAN kandidon kryetarin e PDK-së, është e drejt e tyre. Duhet të jenë votat. Unë besoj se pa marrë parasysh se do a ta votojë VV, kryetari do të marrë besimin në votimin e parë”, tha ai.

Sipas tij, nuk do të ketë krizë, pasi që ajo do të zgjidhet.

Haliti ka folur edhe për ulëset që janë të caktuara për deputetët. “Mua me pëlqen modeli gjerman”, tha ai, duke thënë se “tek ne është e trashëguar nga odat se cili ulet më përpara është me më rëndësi”.