SHPËRNDAJE

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, duke folur rreth tarifës 100 për qind të vënë ndaj produkteve serbe, tha se shtetet e Quint’it me presion e detyruan Qeverinë që të japë dorëheqje.

Haradinaj, i cili në një konferencë për media në fund të korrikut dha dorëheqje me arsyetimin se është ftuar për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, përmend presionin e ndërkombëtarëve ndaj qeverisë së tij.

Kryeministri në detyrë thotë se vendet mike me presion e detyruan qeverinë të jap dorëheqje.

“Vendet  e QUINT’it, SHBA, Britania, Franca, Gjermania e Italia janë aleatë të Kosovës por edhe të interesuar për marrëdhënie te mira me Serbinë e zgjidhjen e problemit, duhet ta kuptojnë që nuk ka hapësirë më as të i bëhet presion Kosovës, ata me presion e detyruan qeverinë të jap dorëheqje”, tha Haradinaj për Klan Kosovë.

Haradinaj thotë se nuk do të donte të përfillte kërkesat e Serbisë, e cila po kushtëzon rinisjen e dialogut me heqjen e tarifës.

“Nëse vetëm për të ardhur në tavolinë e lyp tregun, e për njohje çka ka me lyp?”

“Nuk jam që t’i përfillmi këto kërkesa të tilla, ne jemi vend sovran dhe e kemi versionin tonë si të merremi vesh me Serbinë”, ka shtuar Haradinaj.

Kreu i AAK’së akuzon liderët e partive të tjera se publikisht po shprehen kundër heqjes së tarifës ndërsa në dyer të mbyllura po premtojnë heqjen e saj.

“Ata që në publik thonë (se nuk do të hiqet tarifa ndaj Serbisë), në dyert të mbyllura përfshi Albini, përfshi LD, për PDK tashmë dihet, i thonë që na e heqim taksën edhe kthehen në dialog”, ka thënë Haradinaj.