SHPËRNDAJE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është kandidat për kryeministër i koalicionit me PDK-në e Nismën për Kosovën, ka bërë thirrje të votohet. Ai ka thënë se edhe në këta minutat e fundit duhet qytetarët të votojnë dhe t’i japin Kosovës shansin për të nesërmen.

“Minutat e fundit për të votuar. Mos hamendëso më! Vota jote vlen! Jepi shansin Kosovës dhe të nesërmes së saj!”, ka shkruar Haradinaj, një orë para se të mbyllen vendvotimet.

Zgjedhjet në Kosovë po mbahen pas rrëzimit të Qeverisë së udhëhequr prej LDK-së. Kandidatë për kryeministër, pos Haradianjt, janë edhe Albin Kurti dhe Avdullah Hoti.