SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Haradinaj ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Wieland është dëshmia e miqësisë dhe orientimit tonë për një partneritet të qëndrueshëm me Gjermaninë.

“I nderuar ta pres në takim z. Wieland dhe një delegacion të përfaqësuesve politik të CDU-së nga Baden Wuerttemberg, ndërmarrës dhe ekspert nga arsimi, të cilët i falënderova për përkushtimin e treguar në projektet e përbashkëta Kosovë – Gjermani, në veçanti për mbështetjen e vendit në procesin e liberalizimit të vizave, duke kërkuar përkrahje edhe në këtë etapë të fundit drejt lëvizjes së lirë”.

Haradinaj ka shkruar se përvoja e këmbimit të nxënësve përmes Education Unlimited dhe programe të tjera të kësaj natyre, kanë sjellë një mundësi të mirë për nxënësit tanë, të avancojnë më shumë në shkollim dhe mundësi të tjera për të ardhmen akademike. Shpreha përkushtimin tim, për ta vazhduar këtë bashkëpunim në fushën e arsimit, por edhe në fushën e ekonomisë dhe politikës, me shtetin mik të Kosovës, Gjermaninë