SHPËRNDAJE

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, përmes profilit të tij zyrtar në Facebook ka shkruar se secili lider që vie në pushtet ka kontratë me popullin dhe shtetin.

“Si Kosovë, jemi përcaktuar që shtetin tonë ta ndërtojmë në demokraci dhe mbi bazën e vlerave euro-atlantike. Rrjedhimisht, kontrata e secilit lider me popullin dhe shtetin, është kontratë me Kushtetutën dhe ligjet”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se këtë kontratë e zbatojnë vetëm udhëheqësit që kanë prioritet sovranitetin e Kosovës para atij personal, shkruan GazetaDirekt.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë, Si Kosovë, jemi përcaktuar që shtetin tonë ta ndërtojmë në demokraci dhe mbi bazën e vlerave…

Posted by Ramush Haradinaj on Tuesday, August 13, 2019