SHPËRNDAJE

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është bllokuar nga pretendimet territoriale e jo nga taksa.

Duke komentuar një deklaratë të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila ka thënë se njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues është vijë e kuqe mbi të cilën Serbia nuk do të kalojë, Haradinaj ka insistuar mbi atë se taksa nuk ka bllokuar dialogun, shkruan Syri.net Kosova.

Postimi i plotë:

Pretendimet territoriale, e jo taksa, e kanë bllokuar dialogun!

Njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues është vijë e kuqe mbi të cilën Serbia nuk do të kalojë, paska thënë Kryeministrja e Sërbisë, Ana Bërnabiq.

A po e shihni se Taksa nuk e ka bllokuar dialogun, por aspiratat territoriale të Serbisë ndaj Kosovës! E po Kosova është shtet sovran me këta kufinj, ndërkombëtarisht të njohur dhe të pandryshueshëm, dhe sa më parë ta kuptojë ketë fakt lidershipi në Serbi, është më mirë për ta!

RH