SHPËRNDAJE

I mandatuari për kryeministër, Ramush Haradinaj, tha sot se janë përgatitur për të formuar qeverinë e re.

Ai tha se duhet të ketë mobilizim më të madh qeverisës për të përmirësuar gjendjen në Kosovë.

“Është gjendja në vend jo e mirë. Besoj që është një sinjal për ata që mendojnë se marrja e rrugëve të botës është zgjidhje. Kjo nuk është ashtu. Zgjidhja është këtu”, ka thënë Haradinaj në një konferencë të përbashkët për media me kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, njëherësh kreun e PDK-së, Kadri Veseli.