SHPËRNDAJE
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe i nominuari për kryeministër Ramush Haradinaj  me ka thënë se vonesat në formimin e institucioneve kanë ndodhur në kërkim të gjetjes së një mbështetje për ta formuar një qeveri stabile.
Haradinaj me anë të një postimi në facebook ka thënë se nuk janë të intersaur që të formojnë një qeveri sa për ta bërë.

Ai një ditë para seancës konstituive të Kuvendit u ka bërë thirrje partive politike që të reflektojnë.

E para: zgjedhjet e kanë prodhuar rezultatin që e dini të gjithë.

E dyta: jemi përballë një kornize ligjore që nuk po krijon lehtësira.

E treta: nuk jemi aspak të interesuar që t’a bëjmë një qeveri sa për ta bërë.

Vonesat kanë të bëjnë me gjetjen e një formule për institucione stabile qeverisëse dhe prandaj opinioni publik duhet të na mirëkuptojë.

Është koha që partitë politike dhe udhëheqësit e tyre të reflektojnë dhe t’i pranojnë rregullat e lojës që na i ka percaktuar kushtetuta dhe gjykata kushtetuese dhe t’a zhbllokojmë vendin.

Ky vend nuk mund të jetë peng i inateve dhe kalkulimeve!.